Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai në vend se të merret me sigurimin e vaksinave ka shkuar të votojë në Shqipëri në zgjedhjet që po mbahen sot.
“Kryeministri i Kosovës ka mbyllur Qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’, në Prishtinë, ndërsa ai vet ka votuar në Qendër të votimit në Tiranë. Në vend se të merret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri.
Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksina për të moshuarit dhe mësimdhënësit, ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjes së tij për të siguruar vaksinat”, ka shkruar Haxhiu ndërsa ka publikuar një foto, ku thotë se është bërë sot dhe shihen qytetarët duke u kthyer mbrapsht në mungesë të vaksinave.
“Këta jo vetëm që nuk dijnë të punojnë dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që iu dhamë nuk i shfrytëzuan”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Qendra e vaksinimit në Prishtinë është e mbyllur! Kjo ngase nuk ka vaksina.