Pacolli: Në web faqen e Green European Journal nuk figuronte shteti i Kosovës

Aktuale

Pacolli: Në web faqen e Green European Journal nuk figuronte shteti i Kosovës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:39
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar se shteti dhe kodi postal i Kosovës nuk ka figuruar në web faqen e Green European Journal.

Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosovë u shtua në listën e shteteve pas një emaili që ajo iu ka dërguar, derisa ka thumbuar qeverisjen e kaluar duke thënë se nganjëherë mjafton vetëm një email.

“Në web faqen e Green European Journal nuk figuronte shteti dhe kodi postal i Kosovës. Pas emailit që ju dërgova Kosova u shtua në listën e shteteve.

Nganjëherë mjafton vetëm një email”, ka shkruar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat