Edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, ka votuar ditën e sotme në Shqipëri.
Pas votimit, ajo u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.
“I ftoj të gjithë shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Europian”, ka shkruar Anita Haradinaj në rrjetet sociale.
Votimet po vazhdojnë.