Çun Lajçi: Albin Kurti e pati një arsye pse shkoi në Shqipëri, për Behgjet Pacollin dihet!

Aktuale

Çun Lajçi: Albin Kurti e pati një arsye pse shkoi në Shqipëri, për Behgjet Pacollin dihet!

Nga: A.Zh Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:56
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që shkuan të votojnë sot në Shqipëri.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e kishte një arsye pse shkoi atje për të votuar, derisa ka hedhur akuza për të tjerët, përcjell Bota sot.

Lajçi ka thumbuar kreun e AKR-së Behgjet Pacollin, duke thënë se ai shkoi atje për t’ia kthyer “borxhin” Edi Ramës që ia dha kontratën për aeroportin e Vlorës.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

O Enver, frymë e veriut!

Çka do t’thotë telallja jote nesër, Blerta e zverdhueme e Ky Tahiri, që s’din si me ça dërrasa, nesër n’foltoren e oborrit, o antena që ernat e kthejnë kah Beogradi!

Enver po, por edhe krah i thyem i Ramës e taxhi n’strajcën e tij.

A e mallkuet Albinin?

Pse shkuet ju?

Ai bile e kishte një arsye!

Po ju, çfarë arsye patët, apo veç pse i mungoi adashi i vet n’aeroportin e Kukësit atij mjekrroshit t’Surelit!

Po ju tjerët e AAK-së, a kujtuet se po fundosen anijet e peshkimit t’Metës?

Pacolli dihet: Bani kontratë të majme me Ramën, për aeroportin e Vlorës, prandaj shkoi me ia kthy dosido borxhin (jo pse e do Shqipninë, po pse i do paret).

Mos folni për tjetrin n’foltoret e oborreve, se e qelbët rrugën e kombit deri n’Tiranë!

P.S

Ani po m’thoni rri mos fol!

Po si mos me fol për pa kurrizorët bre!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat