Sot po mbahen zgjedhje në Shqipëri.
Atje të drejt vote kanë ushtruar edhe politikanë nga Kosova.
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka kritikuar duke thënë se, kjo është mungesë etike.
Sipas tij, kjo është ndërhyrje në jetën e qytetarëve atje që do t'i vuajnë pasojat e zgjedhjes tënde.
Postimi në Facebook:
Të votuarit e kosovarëve në Shqipni është mungesë e etikës. Me marrë pjesë në zgjedhjen e kahjes së qeverisjes së ni vendi ku ti nuk jeton, nuk pagun taksa, nuk ke familjarë të ngushtë, pra thjeshtë s'ki kurrfarë lidhje reale me te, përpos ca ideve romantike të trashëgume të cilat asniherë nuk i janë nënshtru kritikës, është joetike. Është ndërhymje në jetën e qytetarëve atje që do t'i vujnë pasojat e zgjedhjes tande.