Albert Krasniqi nga Dekomracia Plus, ka kritikuar politikanët të cilët kanë votuar në zgjedhjet të cilat po mbahen në Shqipëri.
Ai ka thënë se, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017.
Postimi në Facebook:
Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017.
Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin.
Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat.