Ka nisur seanca e shqyrtimit të dytë gjyqësor për 3 të akuzuarit e përfshire në dëbimin e gylenistëve
Avokati Florent Latifi që e perfaqeson ish-shefin e AKI-se, Driton Gashin, kundershtimin e tij e ka mbështetur në atë se veprimet e AKI-së janë ndërmarrë për shkak të informatave që kishin të cilat janë konfidenciale.
Tutje, avokati Ekrem Hoxha që e përfaqëson të akuzuarin Valon Krasniqi, ka kërkuar që kjo aktakuze të hedhet poshtë në këtë fazë pasi që sipas tij klienti i tij por edhe te akuzuarit e tjerë “e kanë respektuar vetëm ligjin”.
Të përfshirë në këtë rast janë ish-drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtor në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.