Ka filluar seanca e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë ndër tjerash do të debatohet për gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në fillim të kësaj seance kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e Vjosa Osmanit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllëza Hoti.
Kjo pas kalimit të Vjosa Osmanit në Presidencë.
Hoti ka nënshkruar edhe deklaratën e betimit të deputetit.