Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
Haxhiu tha se është i rëndësishëm që të ndryshohet neni i Kodit për gjykimin në mungesë.
“Në mandatin e kaluar unë isha në dijeni sa i përket kësaj pengese nga Prokuroria Speciale dhe menjëherë MD ka marr adresime për ndryshimin me urgjencë, derisa qeveria Hoti kishte tërhequr nga procedura këtë ligj.
Sërish me marrje të detyrës u adresua nevoja e disave ndryshime ky propozim është bërë pa ndonjë konsultim dhe besoj që nuk ka nevojë dhe e ka vetëm një nen që po ndryshohet. Në mënyrë që Prokuroria Speciale atëherë është i rëndësishëm ndryshimi që është propozuar në projektligj”.