Abelard Tahiri i drejtohet Albulena Haxhiut: Paradite shkoni në Gjykatë, e pasdite në Ministri

Aktuale

Abelard Tahiri i drejtohet Albulena Haxhiut: Paradite shkoni në Gjykatë, e pasdite në Ministri

Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:16
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, ka vazhduar me kritikat e tij drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në seancën ku po diskutohet ndryshimi i kodit të procedurës penale, që do të mundësojë gjykimin e të akuzuarve në mungesë, Tahiri i ka thënë Haxhiut se po bëhet lajm ndërkombëtar me aktakuzën që ka për hedhje të gazit lotsjellës.

Tahiri thotë se ministrja Haxhiu paradite shkon në Gjykatës, e pasdite në Ministri.

“Nuk është mirë që të bëheni lajm ndërkombëtarë, që paradite shkoni në Gjykatë për të bëmat e juaja, e pasdite shkoni në Ministri të Drejtësisë. Po të ishit në ndonjë Ministri të Bujqësisë, do ishte më lehtë, por në dikaster të Drejtësisë jeni. Prandaj, keni kujdes e mos u bëni lajm ndërkombëtar”, tha Tahiri.

Tahiri gjithashtu ka thënë se në Qeveria ka edhe tjerë ministra që kanë aktakuzë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat