Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se statusi i pazgjidhur i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën mbetet pengesa më e madhe e Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian.
Godfrey për Tanjug ka thënë se politika e SHBA-së që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi të bazohet në njohje reciproke është konstante, pavarësisht nga ndryshimi i administratës.
Njëjtë ka deklaruar edhe anëtari i Këshillit për demokratizim politik nga Berlini, Bodo Weber.
"Secili fillim i vërtetë i bisedimeve duhet të niset nga kuadri i përcaktuar qartë i parimeve nga ana e BE dhe ShBA, kthimi në parime që kanë mundësuar përparim në dialogun politik nga 2012-2014. Letra e Biden dhe sekretarit amerikan Blinken, por edhe vizita e ministrit Maas nënvizojnë se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë pranimi i Kosovës nga Serbia, që janë hap për rishikimin e vërtetë”, pohon Weber.