Përfaqësuesi i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Uk Lushi, ka reaguar ndaj Uran Ismailit të PDK-së, i cili e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pse morri pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.
Publicisti dhe ish ushtari i bataljonit “Atlantiku”, thotë s,e po të ishte gjallë Adem Jashari do ta ndiqte shqelma nga PDK-ja Uran Ismailin.
Sipas tij, kjo për arsye se Shqipëria dhe bashkimi i shqiptarëve ishte ideali i komandantit legjendar Adem Jashari.
Lushi pyet në facebook se çfarë po ndodh me PDK-në, duke shtuar se a e din këta “Betimin e UÇK-së”?
Ai kërkon të sulmohet Kurti me ide, duke shtuar se kjo qasje vetëm e largon votuesin nga PDK-ja.
Postimi i plotë:
Po të ishte gjallë Adem Jashari këtë Uran Ismailin do ta ndiqte shqelma nga PDK. Jo pse Ademi ka qenë partiash por sepse Shqipëria dhe bashkimi i shqiptarëve ishte ideali i idealeve të Komandantit.
Çfarë po ndodh me PDK? A e dinë uranismailët e PDK-së “Betimin e UÇK-së”?
PDK si parti me rrënjë në gjakun e atyre që u sakrifikuan për “Betimin e UÇK-së”, në vend së të sjellë në Kuvend propozim-ndryshimin e Kushtetutës për të amandamentuar nenin që kufizon shtetin për bashkim me shtete tjera dhe kështu për të testuar VV-në se a kanë bashkimin me Republikën e Shqipërisë seriozisht, merret me dëngla sulmuese retorike.
Në botën moderne liderët mund ta udhëheqin një vend nga çdo cep i botë për disa ditë. Sulmoje Kurtin me ide, projekte dhe propozime tuat, o qyqar, jo duke i rënë idealit të madh të bashkimit.
Kjo qasje jotja vetëm sa largon votues nga PDK. Mbaje mend së edhe Kadri Veseli që të ka sjellë në PDK e ka dhënë “Betimin e UÇK-së” dhe nuk të ka sjellë aty të dalish kundër tij dhe interesave vitale shqiptare. Jazëk të qoftë!