Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që deri të mërkurën të dorëzojnë versionet finale të planeve të punës.
Ai ka thënë se javën e ardhshme presin që Planin e Punës ta miratojnë në Qeveri dhe ta dërgojnë në Kuvend.
“Ju lus që deri këtë të mërkurë në mesditë të dërgoni të zyra për planifikim strategjik versionet finale të planeve tuaja sepse e kemi plan që javën e ardhshme ta sjellim në Qeveri dhe Kuvend planin e punës”, tha Kurti.
Ai këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes së Qeverisë ku janë miratuar disa pika të rendit të ditës.