Zëdhënësi i Qeverisë konfirmon vizitën e Kurtit në Bruksel

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë konfirmon vizitën e Kurtit në Bruksel

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:00
Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, i cili do të shkojë për një vizitë dy-ditore.

Kryeziu tha se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidentën e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

“Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësues e lartë Borred dhe komisonerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Bislimi dhe Gërvalla”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat