Avokati Tomë Gashi përmes një komenti në Facebook ka shkruar se tani e ka te qartë arsyen pse Prokuroria Speciale nuk po e dorëzin procesverbalin e vendshiqimit të kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 22.10.2020 në prezencë edhe të ekspertëve zvicran.
Ai ka reaguar edhe ndaj vizitës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në qendrën e paraburgimit në Prizren, aty ku me 05.12.2016 është u vra aktivisti, Astrit Dehari.
Sipas tij gjatë kësaj vizite, Haxhiut iu tregua vetëm një derë e fshehtë e burgut.
Gashi tutje ka hedhur edhe dyshime ndaj prokurorisë, pasi thotë se ka ende arsye për të fshehur nga ata.
Postimi i plotë:
Tani e kam të qartë se pse Prokuroria Speciale, nuk po na e dërgon Procesverbalin e vendshiqimit të kryer në Qendren e Paraburgimit në Prizren me 22.10.2020 në prezencë edhe të eksperteve zvicran.
Si dhe nga kush u vu në lajthim ministrja e Drejtesise znj.Albulena Haxhiu, në mandatin e parë të saj me rastin e vizitës në qendren e paraburgimit në Prizren, aty ku me 05.12.2016 është vra Astrit Dehari.
Pse asaj iu tregua vetëm një derë e fshehtë e burgut që dërgon në ndërtesën e Policise ne Prizren, kur ka edhe dyer të tjera sekrete, njëra tek zyrët e drejtorit të burgut, që e lidh burgun me ndërtesen e policisë- aty nuk ka kamera.
Ka edhe dyer të tjera për të cilat Ministres nuk i treguan fare, oborri i qendrës së paraburgimit është i lidhur krejtesisht me ndertesën e Policisë...
Të gjithë i kemi parë ato dyer, të gjithë e kemi parë oborrin e burgut që lidhet me ndërtesen e Policisë në Prizren, të gjitha janë incizuar, por Prokuroria nuk na i dërgon.
Duket që ende kanë arsye per të fshehur prova, ata që do duhej t’i hetojnë...