Vitia: Jemi në bisedime për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Aktuale

Vitia: Jemi në bisedime për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:47
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën është duke vazhduar debati për pandeminë COVID-19 ka treguar se është duke biseduar me kompani të ndryshme për sigurimin e  vaksinave kundër COVID-19.

Vitia tha se nuk mund të jep më shumë informata për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit.

“ Ndërkohë presim edhe kontingjentin e vaksinave nga COVIX, dhe jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese dhe me disa nga to jemi në rrugë të mirë për të pasur një marrëveshje shumë optimiste. Më vjen keq që për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave sot nuk mund të ju jap më shumë hollësi”, tha Vitia.

Më tej Vitia tregoi se deri më tani kundër COVID-19 janë vaksinuar 21 mijë e 282 persona.

“Nga data 29 mars deri më datën 22 prill në Kosovë janë vaksinuar 21 mijë e 282 persona prej të cilëve 5 mijë e 78 profesionist shëndetësorë”, tha Vitia

Debati parlamentar i cili është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, është thirrur nga PDK-ja për të diskutuar për pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat