Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka pyetur ministrin Arben Vitia se ku është plani i vaksinimit dhe se a e ka skanuar gjendjen në shëndetësi, për të cilën thotë se ‘’VV ka folur kaq gjatë’.
“I nderuar ministër, si prisni ju, ju lutem të ma thoni që këta të moshuar të mund të aplikojnë në serverin tuaj, të mposhtin problmet e tyre shëndetësore e më pas të tejkalojnë edhe sfida të tjera ekonomike për tu vaksionuar.
Ramë Syla, Gjyla Kurteshi, Hajriz Sadiku, a thonë dicka për ju zoti ministër. Këta tre jetojnë të vetëm në lagjen Hajvalia, në lagjen ku është lindur e rritur ministri i Shëndetësisë. Vaksinat janë harxhuar e këta persona nuk ka shkuar askush t’i evidentojë e pse jo edhe për t’u vaksionuar. Sa e sa të moshuar të tjerë, jetojnë pa përkujdesje pa u thirrë asnjëherë nga ministria e shëndetësisë.
Ku janë ekipet mobile të vaksinimit të këtyre të moshuarve. A keni skanu gjendjen në terren për të cilën shumë keni folur”, ka thënë ajo.