Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit, siç thekson për arsye se është humbur hapi.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk ka refuzuar që të nënshkruajë diçka sa i përket sigurimin e tyre.
“Asgjë nuk kam refuzuar. Përkundrazi”, është shprehur Vitia.
“Republika e Kosovës mund të radhitet me Kamerunin, Zambinë dhe shumë shtete të tjera. Jemi ndër vendet e fundit në sigurimin e vaksinave por ju e dini se kush shkon i pari del i pari, e kemi humbur hapin në fillim të negocimit dhe ky hap i humbur nuk mund të kthehet më”.
“Vaksina nuk ka dalë në prill të 2020-ës. Kur nuk ka pasë negocim në muajt e parë natyrisht se e kemi humbur hapin. Falë miqve tanë që i falënderoj tash jemi në rrugë të mirë që të sigurojmë doza të mëdha të vaksinave. Ju siguroj se nuk do të dështojmë sepse këtë e kemi obligim ndaj qytetarëve”.