Ish kandidatja për kryeministre nga LDK-së, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, u zgjodh presidente e vendit pikërisht me votat e deputetëve të LDK-së, të cilët morën pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit.
E sot për ta uruar Osmanin për postin e presidentes, atë e ka vizituar anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Pata knaqësinë ti uroj Presidentes së Republikës, Dr. Vjosa Osmani, detyrën më të rëndësishme në krye të institucioneve të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri, përcjellë “Bota sot”.