Reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit: Iu tërhoq menjëherë vërejtja, ky është gabimi i rëndë për ndërkombëtarët

Aktuale

Reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit: Iu tërhoq menjëherë vërejtja, ky është gabimi i rëndë për ndërkombëtarët

Nga: P.R Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:06
Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme, në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet nacionale.

Meqë kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shtetësinë edhe të Shqipërisë, ai votoi në këto zgjedhje, ku Lëvizja Vetëvendosje mori pjesë me tre kandidatë të pavarur.

E ky veprim i Albin Kurtit nxiti shumë reagime në opinionin publik. Një ndër ta është edhe Haki Latifi, ish kryetar i LDK-së në Zvicër dhe veprimtar i hershëm në diasporë.

“Në Republikën e Kosovës, kemi mjaft probleme të cilat për tu zgjidhur duan aq kohë, sa nuk do t'i mbetej, Kryeministrit Kurti kohë, të shkonte të votonte në shtetin tjetër, pa marrë parasysh se Shqipërinë e konsiderojmë shtet amë. Gabimin që ka bërë kryeministri jonë, është gabim i rëndë në kandarin e bashkësisë ndërkombëtare, për çka dje menjëherë iu tërhoq vërejtja”, ka shkruar Latifi.

“Edhe nëse don të gabojë Kryeministri, nuk duhet ta lënë këshilltarët që i ka afër. Nuk besoj që gjendet rast tjetër në analet e politikës botërore, që një Kryeministër i një shteti tjetër, të votoj në vendin tjetër, pa marrë parasysh se çka thonë letrat dhe ligjet e shtetësisë. Ku po dalim ne shqiptarët gjithmonë më të menqurit në botë?! Zoti e bëftë mirë”, ka shkruar ish kryetari i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat