Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka reaguar ndaj kritikave që iu bënë kryeministrit Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Hoxha tha se edhe miqtë e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilë kanë pasur nënshtetësi shqiptare, kanë shkuar në Shqipëri për ta votuar Edi Ramën, por nuk janë kritikuar aq shumë.
“Si duket bashkimi kombëtar iu pëlqen sa për të votuar Ramën. Edhe Rama ua dha sinjalin duke e përshëndetur shefin e tyre dy herë brenda 10 ditësh, shkroi në Facebook Hoxha, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Miqtë e Thaçit kanë nënshtetësi shqiptare dhe vijnë votojnë për Ramën. Por, kur vjen Albin Kurti nuk iu pëlqen bashkimi i kombit. Si duket bashkimi kombëtar iu pëlqen sa për të votuar Ramën. Edhe Rama ua dha sinjalin duke e përshëndetur shefin e tyre dy herë brenda 10 ditësh.