Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka vënë në pah një detaj interesant që tregon se kryeministri Kurti nuk ka hequr ende dorë nga bashkimi kombëtar.
Për këtë gjë, Baraliu u bazua në një postim të Kurtit ku thuhet: “Në afatin më të afërt do të mbahet takimi i parë i komitetit për t'i diskutuar dhe votuar vendimet e rëndësishme në emër të mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të kompleksit i cili përfaqëson epiqendrën e rezistencës sonë kombëtare për liri, pavarësi e bashkim”, shkroi Kurti në Facebook.
“Përkundër moderimit fushatëbërës, gabimeve taktike, dhe shkurtëpamësisë së herëpashershme politike, duket se Albin Kurti mos të ketë humbur busullën - lirinë dhe bashkimin e kombit”, deklaroi Baraliu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me duket iu iku kjo e fundit?! ???♥️??
Përkundër moderimit fushatëbërës, gabimeve taktike, dhe shkurtëpamësisë së herëpashershme politike, duket se Albin Kurti mos të ketë humbur busullën - lirinë dhe bashkimin e kombit. Dhe në këtë kauzë, më sublimen mbi të gjitha, gjithmonë do ti ketë bashkë patriotët më vetëmohues dhe më të vendosur për beteja deri në kulm. ♥️??