Analisti vjen me një kërkesë publike për Ramën, ia përmend “ndihmën” e Vuçiqit për zgjedhjet e 25 prillit

Aktuale

Analisti vjen me një kërkesë publike për Ramën, ia përmend “ndihmën” e Vuçiqit për zgjedhjet e 25 prillit

Nga: M.H. Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:47
Vuçiq dhe Rama

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me zgjedhjet të cilat u mbajtën në Shqipëri, numërimi I të cilave po vazhdon ende.

Pavarësisht që numërimi nuk ka përfunduar nga rezultatet preliminare fituese del të jetë PS në krye me Edi Ramën.

Sipas Shahut, u bë vullneti i presidentit serb Vuçiq, pasiqë ishte ai që kërkoi të votohet PS e jo PD, përcjell “Bota sot”.

Edi Rama do të doja ta refuzojë një Shqipëri të tillë të ndarë sipas kërkesës se presidentit serb, shkruan më tej analisti.

Shahu thotë se një pushtet I tillë duhet të refuzohet nga Rama pasiqë ka të bëjë me ndarje të Shqipërisë.

Postimi i plotë

U bë vullneti i presidentit serb Vuçiq

Vullneti i presidentit të Serbisë u bë. Kështu e kërkoi Vuçiq dy ditë para zgjedhjeve hartën politike të Shqipërisë dhe siç e kërkoi ai u bë, Jugu i vendit ia plotësoi porosine, nuk e votoi Partinë Demokratike, duke e ripohuar ndarjen, refuzimin, urrejtjen ndaj Veriut, të sponsorizuar nga Serbia, urrejtje të cilën e ka shaluar prej kohësh Edi Rama, për të cilin duket se Sali Berisha e Lulzim Basha u kanë bërë më keq shqiptarëve se sa u ka bere presidenti serb e shteti i tij Serbia.

Përjashtimin e Veriut nga qeverisja e ke bërë por nuk e mendoja si dëshirë serbe. Berisha bashkë me veten kishte në qeveri 4 veriore e 12 jugore, ti ke zero veriore.

Edi Rama do të doja ta refuzojë një Shqipëri të tillë të ndarë sipas kërkesës se presidentit serb. Le ta kesh mik, duhet ta refuzosh se akte të tilla të fusin në histori si i ngarkuar i Serbise apo si nëpunës a guvernator i saj për ta qeverisë Shqipërinë.

Edhe ti vetë e kupton se e kanë rënduar dorën manipulatoret, e kanë tepruar, e kanë kaluar masën. Është absolutisht e pamundur që ti të rrisësh vota kur ke rritë keqqeverisjen 8 vite, askush në planet nuk e beson, ani se të paguarit prej teje duan të bindin dhe të vdekurit se ti ke fituar pa manipulime e blerje masive votash. Asnjë qeveri në botë nuk rrit vota pro saj pas 8 vitesh në pushtet.Refuzoje ketë pushtet z. Rama, këtë ndarje Shqipërie.

Mos harro padishah se nuk qeveris dot sa Enveri. Veç mund ta shketosh këtë vend siç e ke bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat