Krerë institucionesh e familjarë nderojnë të zhdukurit në ditën e tyre

Aktuale

Krerë institucionesh e familjarë nderojnë të zhdukurit në ditën e tyre

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:17
Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të memoriali për të zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kretë e institucioneve nderuan të pagjeturit me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e familjarëve, ndër ta edhe Bajram Qerkini nga Shoqata e të Pagjeturve dhe Ahmet Grajqevci, Kryetar i Këshillit koordinues për të pagjeturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat