Sa ishin në qeveri nuk e bënë, tani PDK-ja porosit Kurtin: Të zhdukurit të jenë tema e parë në dialog me Serbinë

Aktuale

Sa ishin në qeveri nuk e bënë, tani PDK-ja porosit Kurtin: Të zhdukurit të jenë tema e parë në dialog me Serbinë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:40
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit me rastin e 27 Prillit-Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur.

“Sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, sepse është dita e të pagjeturve, të cilët ishin viktima të një gjenocidi. Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie edhe me tutje mbi Serbinë, dhe kërkojmë që bashkësia evropiane të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmon në gjetjen e të pagjeturve të fundit”.

“Natyrisht me bacën Bajram dhe me shumë shoqata në Kosovë e partnerë ndërkombëtar është bërë një progres i duhur ku sa kanë qenë në fund të luftës”.

“6 012 aktualisht janë 1 638 të pagjetur, çka do të thotë për një progres në këtë drejtim. Por pasluftës e deri me tani janë sa të pagjetur dhe kjo është një turp për Bashkimin Evropian dhe mekanizmat evropian dhe kërkojmë që të bëhet me shumë”.

“Është mirë që Qeveria e re e ka prioritet ku dikto kjo nga Qeveria aktuale dhe e tanishme është keqpërdorë andaj kërkojmë që këtë temë ta ketë temë të parë dhe prioritet sepse dinjiteti i këtyre familjarëve është në qendër të vëmendjes tonë”.

“Kjo ditë është ditë e vështirë dhe e rëndë për secilin familjar, dhe për qytetarët e tjera andaj duhet të bëjmë më shumë, që vitin e ardhshëm të mos mbesim vetëm me deklarata”, tha Hoxhaj.

“Sa kam qenë në qeverisje kam punuar shumë në këtë drejtim, prej Këshillit të Sigurimit e kam trajtuar këtë temë dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që përtej ndarjeve partiake të jetë prioritet për ta kjo temë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat