27 prilli në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve.
Për nder të kësaj dite presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti ka bërë homazhe në nderim të tyre.
Ajo ka thënë se, drejtësia për ta është parakusht për paqen.
Postimi në Facebook:
Sot, bashkë me familjarët e të pagjeturve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, shënuam 27 prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.
Sot e përherë, duhet ta kuptojmë se fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, se drejtësia për ta është parakusht për paqen, e që përgjegjësia e Serbisë për krimet makabre që përbëjnë gjenocid duhet të ndodhë në mënyrë që rajoni ynë të ecë përpara.