Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në Twitter ka theksuar se pret që të punojnë së bashku edhe në avancimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Sapo kam folur me kryeministrin Albin Kurti dhe e ka përgëzuar atë për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë”.
“Presim të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, shkruan ai.