Sot shënohet Dita e të Pagjeturve në Kosovë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se, do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sepse sipas saj, nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Të gjithëve na mungojnë, është shprehja në të cilën përbashkohen familjarë e qytetarë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërgjegja kolektive na bënë të jemi një me zërin e familjarëve, por se si institucione të Republikës kemi përgjegjësi që kërkesën për drejtësi ta jetësojmë përmes mekanizmave institucional prandaj edhe do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ngase besojmë që nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë.