Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi Sadiku përmes një postimi në facebok i ka reaguar kryeministrit Kurti në lidhje me dialogun me shtetin e Serbisë.
Mjekiqi thotë se LVV është deklaruar që nuk ka dialogun prioritet mirëpo udhëtimi i Kurtit në Bruksel po e dëshmon të kundërten, përcjell “Bota sot”.
Ajo shton se qeveria edhe pse një muaj që nga fillimi i mandatit ajo nuk ka një planë të saj qeverisës.
Postimi i plotë
Lëvizja Vetëvendosje deklaronte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti. Por, po del që dialogu është në plan të parë, madje edhe para programit qeverisës.
Sot, kur Kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrrugë. Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një plantformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit.
Duhet transparencë para qytetarëve dhe atë jo në formë selektive.