Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin, nënën gjakovare që tashmë e 22 vjet jeton me dhimbjen e bashkëshortit dhe katër fëmijëve që iu rrëmbyen më 27 mars 1999 nga serbët.
Përmes një postimi në Twiter, Orlando ka thënë se Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim.
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando në Twiter.
Eshtrat e dy prej djemve të saj janë gjetur dhe varrosur, por burri dhe dy djemtë e tjerë mbeten ende të zhdukur.