Abdixhiku takon Davenport, flasin edhe për avancimin e gruas në shoqëri

Aktuale

Abdixhiku takon Davenport, flasin edhe për avancimin e gruas në shoqëri

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:40
Foto nga takimi

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, tw cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës.

Ndërsa, Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit dhe mbështetjes së institucioneve tona.

Në takim u bisedua me theks të veçantë për avancimin e gruas në shoqëri, zhvillimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare.

Gjithashtu edhe përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat