Njoftim me rëndësi nga Ambasada e Kosovës në Bullgari

Aktuale

Njoftim me rëndësi nga Ambasada e Kosovës në Bullgari

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:47
Ilustrim

Ambasada e Kosovës në Bullgari, ka njoftuar se nga 1 Maji do të aplikohen masa të reja për hyrje në territorin e Bullgarisë

Siç njofton ambasada, hyrja në territorin e Bullgarisë do të jetë e mundur nëse keni cerfitikatën e vaksinimit, rezultatin negativ të PCR dhe një dokument që vërteton imunitetin natyror pasi personi i infektuar është rikuperuar nga Covid-19, jo me të vjetër se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.

Njoftimi i plotë

Nga 1 Maji aplikohen masa të reja për hyrje në territorin e Bullgarisë 

Autoritetet shëndetësore Bullgare, respektivisht Shtabi Operativ Kombëtar përmes një rishqyrtimi në kuadër të masave kundër pandemisë Covid-19, kanë nxjerrë një vendim të ri përmes të cilit vendoset se që nga data 1 Maj 2021, hyrja në territorin e Bullgarisë do të jetë e mundur nëse plotësoni një nga 3 kërkesat e mëposhtme:

- certifikatën e vaksinimit (dozat komplete),

- rezultat negativ i PCR-së ose testit të antigjenit

- një dokument që vërteton imunitetin natyror pasi personi i infektuar është rikuperuar nga Covid-19, jo me të vjetër se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat