Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për sa i përket sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, duke thënë se akti i fundit që do ta përdor ai si ministër është dorëheqja. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë kundërpërgjigjes ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.
Më tutje, ministri deklaroi se posa të vijnë vaksinat në Kosovë, do të fillojë procesi i vaksinimit.
“I nderuar z.Berisha. Unë nuk kam thënë dje se do të jap dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lehtë në atë që kam thënë dje. Unë kam thënë që do të barti përgjegjësi ligjore, penale, morale deri në dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lehtë që mund ta bëj. Ajo nuk më lan prej kurrgjafit. Z.Berisha, sinqerisht të thuash se është dashur që të vaksinohen për 30 ditë, 15% e popullatës kur nuk kemi gjetur asnjë vaksinë, e disa prej negociatave nuk kanë qenë në dinamikën e duhur. Faleminderit që shpresoni kaq shumë prej neve, por me pas qenë dikush supermen nuk kish mujt me organizu ekipin, për 30 ditë, 15% me e vaksinu të popullatës pa e pas asnjë vaksinë është jashtë çdo pritje dhe jashtë normales”, tha Vitia.