​Limaj uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit

Aktuale

​Limaj uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:12
Fatmir Limaj dhe Edi Rama

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kreun e PS-së Edi Rama për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Limaj poashtu ka uriar popullin shqiptar për një proces të qetë e demokratik.

Urime, Shqipëri

Postimi i plotë i Limajt:

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri tregojnë për një fitore të Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama.

Uroj popullin shqiptar për një proces të qetë demokratik. Uroj fituesin zgjedhjeve, kryemistrin e Shqipërisë dhe mikun tim Edi Rama për rezultatin e arritur!

Gjithashtu uroj edhe partitë tjera për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat