Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shpërndajnë 70 milionë vaksina Astra Zeneca nëpër disa shtete.
e kjo ka bërë që kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti t’i lutet Qeverisë së Kosovës, që të kërkon nga SHBA 500 mijë vaksina.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, thotë se SHBA ka shumë miq në nevojë, por asgjë nuk humbim nëse i kërkojmë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që ti ndajnë për miqtë 70 milion vaksina të Astra Zeneca që i kanë kontraktuar më herët.
Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina.
Natyrisht që SHBA-të kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nqs kërkojmë”, shkruan ai.