​Vitia - opozitës: Pritjet nga ne i keni më të mëdha sesa qytetarët

Aktuale

​Vitia - opozitës: Pritjet nga ne i keni më të mëdha sesa qytetarët

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:09
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot në debatin mbi gjendjen e pandemisë në Kosovë, se pritjet e deputetëve të opozitës nga pozita janë më të mëdha sesa ajo që qytetarët presin nga ai.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, ministri Vitia tha se ka shumë probleme me korrupsionin dhe nepotizmin, si dhe probleme të tjera për shkak të keq-menaxhimit 20-vjeçar në sektorin e shëndetësisë, por u zotua se të gjitha këto probleme Qeveria Kurti do t’i zgjidhë gjatë mandatit të saj.

Vitia: Pritjet tuaja janë shumë më të mëdha se të qytetarëve

“Kemi edhe shumë probleme në të gjitha anët e sektorit shëndetësor për shkak të keq menaxhimit 20-vjeçar, i cili iu ka bërë këtij sektori. Mirëpo, një çka nuk pajtohem, ne nuk i kemi mashtruar qytetarët, qytetarët e kanë pa këtë gjë prandaj e kanë bërë ndryshimin. Në anën tjetër, besomëni pritjet e juaja janë shumë më të mëdha sesa të qytetarëve. A unë ju garantoj që për katër vjet do të zgjidhen të gjitha këto probleme që janë shkaktuar nga shumica që ju i dini këtu për këto 20 vjetët e fundit. Këto probleme do t’i zgjedhim, por jo për 30 ditë. Për 30 ditë do ta zgjedhim problemin e vetëm që është duke na shqetësuar në MSH dhe Qeveri - do të sigurojmë vaksinën dhe kjo është ajo çka do ta bëjmë, ndërsa për problemet tjera të jeni të sigurt se do t’i zgjedhim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat