Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.
Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albin Kurti përmes heshtjes po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.
Limaj thotë se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”, tha ai
Postimi i plotë i Limajt:
Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper.
Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoje opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL“, ka shkruar Limaj.