Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se u dashtë Edi Rama sërish t’i mësojë krerët e rinj të institucioneve të Kosovës, se si bëhet mbrojtja publike e vlerave të luftës.
Ai shkruan se në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare.
Behramaj ka thënë se udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/28/auto_Adil-Behramaj-e1585663382848-600x360-11619604005.jpg)
Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.
Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!
Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është...
Posted by Adil Behramaj on E mërkurë, 28 April 2021