Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel, shkruan gazeta “Bota sot”.
Sipas një komunikate për media që e ka lëshuar kjo parti, Abdixhiku ka njoftuar Von Cramon për situatën e përgjithshme politike në vend.
Madje, në kumtesë thuhet se gjatë takimit virtual u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë - Serbi dhe rolin e LDK-së karshi këtij procesi.
Ja komunikata e plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon - Taubadel.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për situatën e përgjithshme politike në vend, prioritetet e tij, sfidat me pandeminë, si dhe qasjen e LDK-së si opozitë lidhur me ngjarjet kruciale me të cilat ballafaqohet Kosova.
Gjatë takimit virtual u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë - Serbi dhe rolin e LDK-së karshi këtij procesi.
Të dyja palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit.