Refuzimi i parë i Kurtit ndaj BE-së, avokati Koci: Bravo Albin! Po dëshmon që nuk je inferiror

Aktuale

Refuzimi i parë i Kurtit ndaj BE-së, avokati Koci: Bravo Albin! Po dëshmon që nuk je inferiror

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:23
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, i ka dalë në mbështetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili ka refuzuar takimin e 11 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Koci ka thënë se politikanët me dinjitet, do të vepronin si Kurti, duke refuzuar pjesëmarrjen në një takim të pakonfirmuar, përcjell Bota sot

Sipas tij, është koha që ndërmjetësuesit evropianë ta kuptojnë se Kosova është palë e barabartë me Serbinë në bisedime.

"Çdo politikan me një trohë dinjiteti, e kishte refuzuar pjesëmarrjen në një takim që nuk e ka konfirmuar. Për më tepër, datën e takimit - si duket, pala e Kosovës e ka kuptuar prej mediave. Prandaj, koha është që ndërmjetësuesit evropian ta kuptojnë që ne qytetarët e Kosovës, jemi palë të barabarta në bisedime. Bravo Albin! Po dëshmon që nuk je inferiror", ka shkruar ai në Facebook.

Kurti sot në Bruksel, ka thënë se nuk mund të merrë pjesë në një takim, ku nuk i është konfirmuar pjesëmarrja.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t'ju konfirmoj është që do të vijë në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari, Borrell, nga mesi i muajit maj ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat