Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi takimin e 11 majit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Gashi negociatat me Serbinë i cilësoi si pikën më të fortë të Albin Kurtit.
“Kushdo, e ne vecanti opozita, nese mendon te sfidoje ne piken e forte gabon. Sikur qe po shihet edhe sot”, shkroi Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Negociatat me Serbinë janë pika e fortë e Albin Kurtit, qeverisja e brendshme është sfida më e fortë që ka.
Kushdo, e në vecanti opozita, nëse mendon të sfidojë në pikën e fortë gabon. Sikur që po shihet edhe sot.