Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar sot se “Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri se të kthehen policët në arkivol”.
E kjo deklaratë ka nxitur reagimin e anëtarit të LDK-së, Bardhyl Metaj.
Sipas tij, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së duhet t’i kërkojnë falje publike familjes së policit dhe heroit të Kosovës, Enver Zymberi.
“Znj. Mimoza Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së: T’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?”, shkruan ndër tjerash anëtari i LDK-së, Bardhyl Metaj, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Znj. Mimoza Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së: T’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?
Deklarata e znj Kusari se “Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri – se të kthehen policët në arkivolë”!? – është deklarata më fyese dhe denigruese që ka ngjarë ndonjehere, për çdo Hero që ka ra në mbrojtje të Kosovës dhe Sovranitetit e Integritetit territorial te vendit, dhe veçanërisht ofenduese e denigruese për familjen e Heroit Enver Zymberaj si dhe gjithe pjestarët e forcave ROSU, të përfshira atëbotë në aksionin e suksesshem në mbrojtje të çdo cepi të vendit!
– S’mbrohet Sovraniteti dhe Integriteti territorial tue e nda mjete, pa qofshin edhe 11 milion znj Kusari!?
Enver Zymberi ishte Oficer i forcave elitare të ndërhyrjes speciale të Kosovës “Rosu” – dhe, për dije të Zonjës Kusari – i nderuar me dekoratën, “Heroi Kosovës” z. Enver Zymberi, ra në krye të detyrës – të “misionit për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës, e të vënies nën kontroll të pikave doganore në Veri”!
Zonjës Kusari, iu paskan përzi kabllat, me ato të KEDS!?
– Enver Zymberi dhe njësia Speciale Rosu, as s’kanë qenë dhe as s’janë inkasant të KEDS’it!
Edhe njëherë: Znj. Mimoza Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së: T’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?