Urimi “special” i Albin Kurtit për Edi Ramën

Aktuale

Urimi “special” i Albin Kurtit për Edi Ramën

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:47
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar fitoren e Edi Ramës në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë dhe Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzon Edi Ramën për fitoren dhe uron që së bashku të shtojnë bashkëveprimin mes dy qeverive.

 Postimi i plotë:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t'i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat