Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka dhënë detajet nga takimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Bruksel.
Gërvalla tha së këto takime ishin shumë të frytshme për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi. Madje, ajo paralajmëroi se dita e nesërme,do të jetë një ditë shumë e ngjeshur .
“Nesër na pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur. Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë” shkroi Gërvalla në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel. Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli.
Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi.
Nesër na pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur.
Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.