Bahtiri: Ja pse Haradinaj dhe Kurti u rrëzuan nga posti i kryeministrit, ky ishte plani për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Bahtiri: Ja pse Haradinaj dhe Kurti u rrëzuan nga posti i kryeministrit, ky ishte plani për ndarjen e Kosovës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:17
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se i është mirënjohës Ramush Haradinajt që e ka penguar planin për ndarjen e Kosovës.

Bahtiri ka thënë se Haradinaj është rrëzuar nga posti i kryeministrit pikërisht për shkak të pengimit të ndarjes.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Albin Kurtin. U rrëzua nga qeveria për t’u realizuar plani i ndarjes së Kosovës”, deklaroi Bahtiri.

Zyrtari i LVV-së thotë se Kurti nuk shkon i papërgatitur në dialogun e Brukselit siç ka ndodhur me të tjerët.

“Të tjerët merrnin një letër dhe vizatonin tetëshe gjatë takimeve në Bruksel. Me Kurtin nuk mund të ndodh kështu”.

Bahtiri thotë se “non paper” kanë dalë nga qarqet serbe për të parë reagimin e shqiptarëve.

I pari i Mitrovicës thotë se nëse projektet e Serbisë prekin edhe territorin e kësaj komune ai do të jepte dorëheqje.

“Nuk guxon në territorin e komunës që unë menaxhoj të bëhet ndonjë ndërtim i Serbisë”, deklaroi Bahtiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat