Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Emisarin Special të Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti deklaroi se dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën si dhe të adresojë çështjet e tashmë të pazgjidhura.
“Diskutim konstruktiv me Emisarin Special, Miroslav Lajçak. Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë.
Duhet të përmbajë realitetin dhe të vërtetë, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, tha Kurti.