Shasha thotë se BE-së nuk i duhet një Bosnjë e dytë

Aktuale

Shasha thotë se BE-së nuk i duhet një Bosnjë e dytë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:32
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se Kosova duhet të dal me një version të organizimit të Asociacionit, i cili në bazë duhet të ketë edhe Pakon e Ahtisaarit.

Shasha bnë Deskun e KOHËS ka thënë se edhe Bashkimit Evropian nuk i duhet një Bosnjë e dytë dhe se ende po mundohen të korrigjojnë gabimet që janë bërë në Bosnjë.

“Në mes të qenit një OJQ dhe të qenit një pushtet i tretë, është hapësirë e gjerë e interpretimit. Është mbi palën e Kosovës që të dalë me një interpretim, me një version të organizimit të Asociacionit, që në fakt e ka bazën edhe në Pakon e Ahtisaarit, ku i jepen të drejta të konsiderueshme, në veçanti në fushat që kanë të bëjnë me identitetin dhe të drejtat serbe në Kosovë. Kultura, arsimi, shkenca, pra në kuadër të këtyre fushave me të vërtetë mund të kenë një mandat të gjerë, Asociacioni mund të ketë një mandat të gjerë.

Prandaj edhe në non-paperin e dytë përmendet një pushtet i tillë, por në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. As Bashkimit Evropian nuk i duhet një Bosnjë e dytë. Mjaft e kanë një Bosnjë dhe janë duke u munduar të korrigjojnë gabimet e mësimet e së kaluarës. Duhet marrë përgjegjësinë që e kemi marrë si shtet në skenën ndërkombëtare dhe duhet të ofrojmë një version se si do të duket ai Asociacion në mes së marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Shasha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat