Agim Bahtiri ka deklaruar se do të jetë kandidat edhe për një tjetër mandat në krye të Mitrovicës.
“Po do të jem kandidat edhe për mandatin e tretë dhe do të fitojë me 60% të votave”, deklaroi Agim Bahtiri.
Ai thotë se ka biseduar edhe me Armend Mujën dhe sipas tij ky i fundit do të mbetet deputetë dhe nuk do të garojë për të parin e Mitrovicës.
“Është propagandë e PDK-së se Armend Muja mund të garojë për kryetarë të Mitrovicës. Unë kam biseduar me Armend Mujën që ai të jetë kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes”, tha ai.
Bahtiri thotë se për kandidaturën e tretë ka biseduar edhe me Albin Kurtin duke nënkuptuar se nuk ka pasur kundërshtime nga ai për këtë kandidaturë.