Çfarë po i pengon Vlora Çitakut: Aman, mos folni ...

Aktuale

Çfarë po i pengon Vlora Çitakut: Aman, mos folni ...

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:26
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, ka kërkuar nga qytetarë të Kosovës që të mos përbuzin shtetin e Shqipërisë.

Në një status në Facebook ajo ka thënë se Shqipëria është garantues i sigurisë tonë si anëtar i NATO-s.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina  dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë.

Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, ka shkruar ajo në një status në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat