Zyrtari i Vetëvendosjes Avni Zogiani ka kritikuar ish-qeveritarët që kanë udhëhequr qe 20 vjet me vendin, pas reagimeve të shumta që patën sot lidhur me vendimin e Komisionit për Buxhet, Transfere dhe Financa që mori vendim për të lejuar Kosstin t’i kryej pagesat e faturave të energjisë elektrike për serbët e veriut.
Zogiani ka akuzuar ish-udhëheqësit për borxhin që kanë lënë përgjatë 20 vjetëve.
Postimi i plotë i Zogianit:
Rregullimi i çeshtjes se pageses se energjise ne veri, nenkupton rregullim te çeshtjes se komunave te veriut! 20 vjet e kane lene keshtu situaten, tash bejne propagande me nje çeshtje per te cilen s'kane bere gje per 20 vjet, pse s'po zgjidhet per nje muaj!